LUSHNJË - Një market në fshatin Golem i Vogël i Bashkisë Lushnje ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës. Hajdutët nuk janë mjaftuar me grabitjen e marketit por kanë vjedhur dhe një autoveturë tek një banesë ngjitur me marketin, i cili u gjet nga policia paraditen e sotme.

Nga marketi në pronësi të shtetasit Tajar Bali personat ende të paidentifikuar kanë vjedhur marketin pasi kanë prerë zgavrën e hekurt dhe nga të dhënat paraprake kanë vjedhur vlera monetare dhe shumë artikuj të ndryshëm.

Grupi i punës së policisë në vendngjarje po punojnë për të bërë të mundur identifikimin e hajdutëve pasi kanë qenë disa persona.

Në momentin që grupi i punës së policisë ka qenë në vendngjarje, shtetasi Rrapush Lulja kur ka dalë në oborrin e banesës ka vënë re se automjeti i tij mungonte. Hajdutët kanë hyrë duke prerë kyçin dhe e kanë marrë mjetin tip Opel.

Rrapush Lulja pronari i mjetit tregon për Report Tv, momentin kur vuri re se mungonte makina në oborrin e banesës.

‘U ngrita unë dhe pash policët aty. Dhe shoh nuk kisha makinën. Kisha një Opel,  kanë prerë kyçin e portës. Unë jetoj vetëm në këtë shtëpi’, tha ai.

Gjatë orëve të paradites policia e Lushnjës ka mundur të gjejë automjetin e vjedhur në Golem. Mjeti tip Opel është gjetur i braktisur dhe brenda në tij janë gjetur edhe një pjesë e mallrave të vjedhura. Aktualisht po pyeten dhe banorët për të zbuluar autorët e vjedhjes.