LUSHNJË-Një 40-vjeçar është vendosur në pranga, pasi vodhi në një lokal 4 televizorë e 2 kompjutera.

Sipas policisë, Blerdar Biba 40 vjeç vodhi gjatë natës në lokalin e 29- vjetarit A.M. në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje.

Pas arrestimit, u sekuestruan 4 televizorët dhe 2 kompjuterat që ishin vjedhur nga autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com