TIRANE- Një sherr për mbjelljen e disa rrënjëve ullinj në një sipërfaqe toke i ka marrë jetën një 33-vjeçari në Lushnjë.
Ngjarja e rëndë është rregjistruar mesditëne djeshme ku Besnik Dignozi është qëlluar për vdekje nga Xhevahir Meta, që ka përdorur një armë gjahu çifte.
Sipas burimeve të policisë së Lushnjës, sipërfaqja ku ishin hapur gropat për mbjedhjen e ullinjve pretendohet nga banorët e dy fshatrave, pasi aty njihet si kufiri ndarës i pronave. Ndonëse toka nuk ishte në pronësi të askujt, pretendim për sipërfaqen ku po hapeshin gropat e ullinjve ishte nga të dyja palët.
Të nxehur me veprimin e 33-vjeçarit, kushërinjtë Meta i kanë kërkuar që të mbyllte gropë dhe të larhogej nga toka e tyre. Por viktima ka insisitiar se do të vazhdonte punën e tij, pasi kjo tokë nuk i përkiste ansjërit dhe askush nuk mund t’i hiqte të drejtën që të mblidhte ullinj. Por mesa duket kundërpërgjigja e viktimës nuk është pritur mirë nga bashkëfshatari i tij, Xhevahir Meta, i cili ka hapur zjarr ndaj viktimës. Nga të dhënat e policisë mësohet se Bensik Dignozi prej kohësh ishte në konflikt me kushëirnjtë Meta për një truall toke, që është pronë e shtetit.
Arrestimi
Vetëm brenda pak orësh policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit dhe katër kushërinjtë e tij, të cilët kanë tentaur që të arratisen. Autori i krimit është vënë në prangat e bluve në shoqërinë e kushëririt ë tij, K.Meta dhe shtetasit Haxhi Skënderi. Ndërkohë që më vonë në Gosë të Kavajës është kapur edhe vëllai i autorit të krimit Çaush Meta, i cili ishte prezent në momentin e krimit. Në ngarkim të tij rëndon akuza e bashkëpunëtorit në vrasje, pasi ai ka pasur dijeni për krimin dhe nuk e ka denoncuar atë në polici. E njëja akuzë është ngritur dhe për personat e tjerë, me të cilët shoqërohej autori në mometin e ngjarjes.
Denoncimet në polici
Shkaku i vetëm i kësaj ngjarje të rëndë, ka qënë konflikti banal për mbjelljen e ullinjve në një tokë pa pronar. Mësohet se viktima dhe autori prej më shumë së një javë ishin në konflikt më njëri-tjetrin. Besnik Dignzoi kishte mbjellë disa rrënjë ulliri, ndërsa pjesëtarët e fisit Meta pretendonin së këto ullinj ishin mbjellë në tokat e tyre. Për kontradiktat e dy fiseve ka pasur edhe denoncime në polici, por që në asnjë rast nuk u gjet zgjidhja. Ndërkohë dita e djeshme ishte hera e fundit e debatit për këtë çështje, për të cilët Xhevahir Meta ka gjetur si zgjidhje të vrasë bashkëfshatarin e tij.
Fillimisht Dignozi ka mbetur i plagosur, ndërsa në mungesë të një mjeti transportues atë e kanë nisur me fadromë drejt spitalit të Lushnjës, por 33-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ku i është nënshtruar ekspertizë mjeko-ligjore, që do ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë mësohet se autori i krimit gjatë marrjes në pyetje ka shfaqur pendesë, për krimin e kryer. Sipas dëshmisë së tij vrasja kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Lidhur me këtë ngjarja materiali hetimor i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit.
Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja dje