Lushnjë, zgjedhjet për kreun e ri
të PD,denoncime për manipulim

Lushnjë, zgjedhjet për kreun e ri<br />të PD,denoncime për manipulim
LUSHNJE- “A1 Report” mëson nga burime të sigurta, por konfidenciale brenda PD, se zgjedhjet për kreun e PD në Lushnjë kanë qenë të manipuluara. Sipas burimeve, në garë fillimisht kanë qenë katër kandidatë: Kostur Neza, Eduard Sharka, Ardito Gjuza dhe Myslim Murrizi. Tre kandidatët e parë janë tërhequr me pretendimin se nuk kanë qenë dakord me procesin dhe udhëzimin e dalë nga zyrat qendrore të PD, duke qenë se në listë ka mbetur i vetëm Myslim Murrizi, mesnatën e së shtunën në mënyrë të fshehë janë futur si kandidatë Pandeli Baci dhe Nevila Bami.
 
Sipas burimeve këta dy kandidatë janë futur vetëm për të plotësuar numrin, pasi fituesi ka qenë i paracaktuar Myslim Murrizi, dhe për pasojë i gjithë procesi për kreun e PD Lushnjë ka qenë një farsë. Ndërsa shton se 3 kandidat e tjerë janë tërhequr për shkak të presionit.
 
Po sipas burimeve, votues për kreun e PD-së nuk kanë qenë anëtarësia e partisë, por njerëz që s’kanë lidhje me PD, pasi emrat dhe firmat e tyre janë marrë nëpër lokalet e qytetit para votimit.

Përfundon votimi për kreun e PD Lushnjë, fiton Myslim Murrizi
Myslim Murrizi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike për Lushnjën. Pavarësisht denoncimeve për manipulim të procesit zgjedhor, votimi ka vijuar deri në orën 16:00. Nga 360 delegatë votuan 331 prej tyre , ndërsa Myslim Murrizi mori 211 vota.
 
Dy kandidatët e tjerë që morën pjesë në garë ishin Pandeli Baci dhe Nevila Bami, të cilët morën përkatësisht 59 dhe 53 vota. Ndërsa 3 vota të dolën të pavlefshme.
 
Ndërsa tre kandidatët e tjerë Kostur Neza, Eduard Sharka dhe Ardito Gjuza, u tërhoqën nga gara për shkak të presionit.
 
Mësohet se në votime për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së në Lushnjë, rreth 20% e votuesve ishin nën 24 vjeç.

Kreu i ri i i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, që zëvendëson në këtë post Florian Danin ka një koment për akuzat lidhur me këtë proces.
 
“Për procesin, ju apo media të tjera që ishin të pranishme në sallë, nuk bëj koment, ishit dhe i verifikuat vetë kam qenë kandidat i PD-së për deputet në vitin 2001, kam qenë i gjashti në listë në 2013-ën. Aq vite e aq ditë sa ka kjo parti qëkur është krijuar, aq vite dhe aq ditë Myslim Murrizi anëtar i Partisë Demokratike”, tha Murrizi.
 
Ndërkohë pjesa e të pakënaqurve në këtë force politike në ditët të vazhdim pritet t’i bashkohet Frymës re demokratike ose forcave të tjera të kampit të djathtë.

Maku Shehu: Gara për kreun e ri të PD në Lushnjë, farsë
Ndërkaq, edhe këshilltari i djathtë në bashkinë Lushnjë, Mak Shehu ka thënë për “A1 Report” se “procesi i zgjedhjeve në PD për këtë rreth ka qenë i manipuluar”. Shehu e ka quajtur një “farsë” garën për kreun e ri të PD-së në Lushnjë, duke thënë se fituesi ka qenë i paracaktuar nga Basha dhe Fatbardh Kadilli. Sipas Shehut, “Kreu i ri që po zgjidhet në Lushnjë nuk ka lidhje me PD. Myslim Murrizi ka qenë personazh i ‘Dushkut’. Në garë ishin 4 kandidatë, dhe 3 kandidatë u tërhoqën pas urdhrit të PD”.
 
Sipas këshilltarit të djathtë në bashkinë Lushnjë, Mak Shehu, procesi i zgjedhjeve në PD për kryetarët e degëve do të ketë kosto për zgjedhjet lokale.

Shehu ndër të tjera shton se kandidati fitues është paracaktuar nga i deleguari i Partisë Demokratike për këtë zonë, Fatbardh Kadilli. Për Mak Shehun lidershipi i ri nuk përfaqëson Partinë Demokratike.
 
“Jo më larg se dje janë larguar tre kandidatë për kryetar dhe natën vonë ose sot në mëngjes janë vendosur dy të tjerë si variante që i kemi parë te Partia e Punës tip Maqo Lakrori. Ky është fundi i një maskarade ose fillimi dhe përfundimi i një farse e cila përfundoi me këto zgjedhje qesharake të një zotërie i cili ka mbi 20 vite që është larguar në Tiranë ka qenë personazh i njohur për qytetin dhe rrethin e Lushnjës në drejtime të ndryshme”, tha Shehu.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin