Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në Lushnje.

Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Ndërsa dyshohet se shkak ka qenë djegia e panelit elektrik.

Si pasojë e zjarrit, në pallat mungon energjia dhe nuk punojnë ashensorët.

Zjarri ka shkaktuar panik dhe ankth tek banorët, ndërsa s'ka persona të lënduar.