Një vatër zjarri ka rënë sot në fshatin Karbunarë të Lushnjës. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në dhjetra hektarë ullishte.

Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe një helikopter të cilët kanë vendosur nën kontroll zjarrin.

Nga informacionet paraprake zjarri ka ardhur nga kodra e bajameve mbi qytetin e Lushnjës. Ndërkohë sipas banorëve dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59

    Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?