Lushnjë- Digjet një banesë në qytetin e Lushnjës, u rrezikuan nga flakët edhe apartamente të tjera afër. Pronari i moshuar i apartamentit, pasi e pa në flakë nga rruga, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe banorët e çuan me urgjencë në spital, ku dhe ndodhet nën kujdes intensiv.
Vatra e zjarrit raportohet se ka rënë mëngjesin e sotëm, në lagjen “Kadri Qystri”. Dëmet materiale janë të shumta, po për fat të mirë nuk raportohet për viktima. Zjarri ka rënë në katin e katërt të godinës, teksa njoftohet se në ato momente në shtëpi nuk ka pasur njeri. Zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën t'i shuanin flakët, duke i lokalizuar dhe shmangur përhapjen e tyre më tej.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Pronari i banesës tha se ishte larguar në orën 08:30 nga shtëpia dhe është njoftuar nga fqinjët për zjarrin. Pasi ka parë banesën në flakë, i moshuari nuk është ndjerë mirë dhe u dërgua për trajtim me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdes. Sipas asaj çfarë u tha fqinjëve kur kishte dalë nga banesa, ai i kishte fikur të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake para se të dilte.
Në apartament është djegur gjithçka, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, të cilët kanë shuar flakët për të mos rrezikuar banesat e tjera në pallat, si dhe kanë evakuar banorët e tjerë, për mos t’u rrezikuar jetët.
Policia vendore ka nisur edhe hetimet me një grup ekspertësh, për të zbuluar shkaqet e vatrës së zjarrit dhe priten informacione më të detajuara. Paraprakisht dyshohet për zjarr aksidental.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gramsh/ Zjarri shkrumbon servisin e pajisjeve elektroshtëpiake! Shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
17 Shkurt, 09:07
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Vullnetarët mbjellin rreth 300 fidanë pishash në Parkun Kombëtar të Divjakës
16 Shkurt, 14:47
-
Koncerti Simfonik i Orkestrës së Forcave të Armatosura, performancë e Paharrueshme në Teatrin Bylis të Fierit
16 Shkurt, 14:42
-
PERSONAZH/ Njihuni me xha Nikon, 104-vjeçarin që ka jetuar në tre sisteme dhe reciton himnin e Zogut
15 Shkurt, 15:29
-
Fier/ I shiti 2 personave të njëjtin apartament, vihet në pranga 67-vjeçari
15 Shkurt, 11:16
-
‘Kërcimi i dashurisë’, 80 gjimnazistë nga mbarë vendi dhurojnë spektakël në teatrin ‘Bylis’
14 Shkurt, 17:50
-
Shën Valentin/ ‘U njohëm fshehurazi në skenë kur dashuria ishte e ndaluar’, çifti i artistëve në Fier rrëfejnë historinë 47-vjeçare
14 Shkurt, 17:37
-
VIDEOLAJM/ Propozimi i veçantë për Shën Valentinit në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve
14 Shkurt, 12:46
-
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Sheq-Marinas, 2% e energjisë i kalon shtetit
12 Shkurt, 20:28
-
Zyrtare/ Nevil Dede dha dorëheqjen, Bylisi prezanton trajnerin e ri
12 Shkurt, 11:12
-
Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi! Kanabisi dhe kokaina me vlerë prej rreth 90 mijë euro (EMRAT)
12 Shkurt, 10:35
Shyqyr qe shpetuat vete naun Zoti te dhente fuqi ty dhe cunin Ishalla bashkia e ndihmon kete pensionist te shkret qe gjith jeten me halle te medhaja ka pas
PërgjigjuNje gje me beri pershtypje,se si zjarrfiksit Levizin ngadal e te qet sikur ven ne dasem,duke ditur se marrin parat duke ndenjur ulur gjith diten ne kafene dhe nevojiten per disa minuta ne vit.ju faleminderit
Përgjigju