Një i ri kosovar do të dalë para drejtësisë gjermane nën akuzën e terrorizmit.  Shtetasi gjerman me prejardhje nga Kosova, i identifikuar si Kreshnik B., do të dalë të hënën në një gjykatë lidhur me akuzat se ka luftuar për militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Ky është procesi i parë gjyqësor në Gjermani, në të cilin përfshihet ky grup terrorist. Kreshnik B  është arrestuar dhjetorin e kaluar në aeroportin e Frankfurtit, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ndërsa po kthehej nga Siria.

Prokurorët thonë se ai i ishte bashkuar luftës së grupit xhihadist për krijimin e “kalifatit” dhe për ta pushtuar Sirinë dhe Irakun.

I akuzuari, Kreshnik B., i lindur në Gjermani, në një familje nga Kosova, ballafaqohet me dënim prej 10 vjetësh burg, nëse shpallet fajtor për anëtarësim në organizatën e jashtme terroriste.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)