Luvri i trëmbet 
falsifikimeve kineze

Luvri i trëmbet <br />falsifikimeve kineze
Policia franceze po heton një mashtrim të mundshëm ku përfshihen mijëra bileta të falsifikuara për muzeun e Luvrit në Paris.

Muzeu u alarmua kur morri vesh se bileta fallco ishin përdorur në disa raste nga turistët kinezë dhe guidat, gjatë muajit gusht.

Një burim informon gjithashtu se dogana belge, rreth së njëjtës kohë, kishtë gjetur 3,600 bileta të falsifikuara për Luvrin, të fshehura në një pako. Ajo ishte dërguar që nga Kina.

Duke qenë se Luvri ekspozon disa nga veprat më të famshme të artit në botë si Mona Liza dhe Venus de Milo, muzeu është një nga pikat turistike më të vizituara në kryeqytetin e Francës. Rreth 9 milion vizitorë çdo vit.

Biletat e para të falsifikuara u kapën në 12 gusht.

“Teksti i shkruar në biletë ishte i çuditshëm dhe cilësia e letrës së përdorur nuk ishte e mirë”- tha një burim nga muzeu.

Por disa bileta të tjera të kapura dy ditë më vonë, ishin të një cilësie shumë të lartë. Burimi nga muzeu tha se ishin klone perfekte të biletave të tyre. 
Një zyrtar tha se disa guida turistike ishin marrë në pyetje lidhur me çështjen, por ende nuk është bërë ndonjë kallëzim penal.

Redaksia Online
(j.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi