Ekspozita "Lux lucis, et Anima" që do të qëndrojë e hapur deri më 29 prill, prezanton nje fotoreporter te trasnformuar nga zhanri informativ dhe social, në një personazh artistik, pas ekspozitës së tij të parë, të vitit 2009, me temë nuditetin femëror(me teknikë fotografike bardh e zi). Kete herë me "Dritë dhe Shpirt", syri i artistit e drejton objektivin në thellësi të materies, duke zbuluar si një mikrobiologji forma e përbërje sensuale bimore me makron e tij.
Ekspozita "Lux lucis, et Anima" . Foto e realizuar nga Agim Dobi
Jo vetëm bimësia, por edhe shëndrrimi i materes së vdekur në të gjallë si objekt dhe peizazh vjen në ekspozitën e Bilanit.
Loja me detajet e shëndrron fotografinë e e tijë në picture dhe poezi, ku nuk mungojnë aromat dhe tingujt muzikorë. Metafora si figure qëndrore e artit fotografik të Bilanit, të lejon sikurse një pikture modern të lexosh në shumëkuptimësinë e imazheve, si objektivi që kërkohet nga arti, për ta përjetuar dhe jo kuptuar atë.
/atsh/
