Analisti Ben Andoni komentoi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e ministres dhe zëvendëskryeministres si dhe “rebelimet” që kanë lindur brenda PD-së.
Në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, analisti theksoi se Balluku duhet të kishte moralin që të jepte dorëheqjen ose qeveria ta shkarkonte pas pezullimit nga GJKKO. Kritik shprehet edhe ndaj qëndrimit të opozitës për këtë ështje, teksa thotë se me të drejtë kërkon që të mos ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë, por harron se është vetë ajo që i sulmon gjithmonë.
“Ose duhet të kshte dhënë dorëheqjen dhe shkarkuar. Balluku duhet të kuptojë se me ato përgjime, ajo vetë duhet të kishte moralin të jepte dorëheqjen, e para të shpëtonte fytyrën e institucionit. Opozita me të drejtë kërkon të ndalojë presionin, por ka një problem të madh moral tek ato. Nëse kërkon gjëra morale, nuk duhet të nisesh nga gjëra pamorale, siç kanë bërë deri më tani. Me pak fjalë, nëse PD do e respektonte SPAK, deri tani i thonë SKAP, në çdo moment kritikojnë çdo vendim dhe janë pro vetëm kur godasin nga socialistët, atëherë ke të drejtën morale të kritikosh në këtë rast. Interpelanca është pjesë e drejtë e opozitës. Mazhoranca duhet të kuptojë me nivelin tashmë të mosdhënien së llogarisë, ka ardhur një moment që përvec braxes, duhet të ketë edhe të tjerë që duhet të shikojnë disa gjëra. Nuk është normale që njerëzit e PS mbyllin në këtëe sens”, u shpreh Andoni.
I pyetur nëse kryeministri Edi Rama po ushtron presion me deklaratat e ditëve të fundit për rastin Balluku, Andoni tha: “Jo, unë besoj se zoti Rama ka një problem të madh. Balluku është akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe VKM është klaluar nga ama, indirekt e prek edhe atë. Zoti Rama po shkon realisht se çfarë është kur institucionet kontrollojnë njëra-tjetrën. Në mendimin tim e bën mirë punën e tij de jure, por de facto duhet të kishte mirësinë, ashtu siç i ka dhënë ok reformës në drejtësi, që ka meritë të madhe për këtë, dhe nga ana tjetër duhet të jetë kokulur që të lërë drejtësinë të bëjë punën e vet.”, tha ai.
U ndal gjithashtu edhe te Foltorja e paralajmëruar e Ervin Salianjit. Andoni e sheh lëvizjen e tij si të mirë, por të zbehtë. Sipas tij, Salianji mund të jetë një "kokë turku" nga të tjerë brenda partisë që synojnë të dobësojnë Berishën.
“Unë besoj se zoti Berisha ka nisur këtë rrugë se shpreson të dalë diku. Me foltoren 1 nuk shkoi shumë por mori partinë. Me Foltoren 2 do e mbajë partinë. Pjesa e Salianjit po bën gjë të madhe se në historinë e PD do të vijë një moment që do të thonë se çfarë bëtë? Por po afron 8 janari dhe njerëzit nuk kanë për të harruar se çfarë bënë para dy vitesh dhe luftërat e brendshme të kësaj partie që po mësohet në opozitë. Lëvizja e Salianjit është e mirë por akoma e zbehtë se njerëzit të PD kanë shumë problem identiteti, të njeriut që duhet t’i drejtojë. Nuk e di nëse Salianji do të jetë kokë turku apo po bën çmos dhe po shfrytëzohet nga të tjerët në PD për të dobësuar Berishën. “, shtoi analisti.
Salianji i nis sot takimet pasdite nga qyteti i Durrësit.
Komente












