SPANJË- Përveç goditjeve të mëdha që ka kryer Barcelona këtë merkato, padyshim do të duhej dhe një largim. Rafinha Alcantara nuk do të jetë pjesë e Barcelonës për këtë sezon. Talenti brazilian i është bashkuar Celta Vigos në një huazim 1- vjeçar.
Por braziliani fillimisht mendoi të rinovojë me katalanasit dhe më pas të largohet drejt një ekipi i cili nuk është i panjohur për 26- vjeçarin. Rafinha ka qenë tek Celta Vigo edhe më parë në huazim, në sezonin 2013- 2014, ku luajti mjaft mirë për 32 ndeshje.
Tek Barcelona mesfusha dhe sulmi kanë hasur në një konkurrencë të paparë këtë sezon. Trajneri Ernesto Valverde ka në dispozicion 6 mesfushorë ndërsa 7 i ka në huazim në ekipe të tjera. Rafinha cilësohet si një talent akademie tek Barcelona pasi bashkë me vëllain e tij, Thiago Alcantaran janë produkt blaugran pavarësisht se luajnë për kombëtare futbolli të ndryshme. Ndoshta brazilianin huazimi tek Celta Vigo do e ndihmojë për të rifituar formacionin.

Komente

