Një 42-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia pasi iu gjet gjatë një kontrolli në banesë një armë zjarri tip pistoletë me mulli, dhe një automatik Skorpions. Artur Prolla, 42 vjeç, është prangosur nga policia në shtëpinë e tij.
Njoftimi i plotë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar shërbimet duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smith 2", në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Armët që sekuestroi policia në Shijak
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Artur Prolla 42 vjeç, banues në Shijak.
Këtij shtetasi në vëndin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & ËESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik);
• një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë (gjatë kontrollit në banesë).
Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 dhe 4 të Kodit Penal.