LYNX : Stili jonë i veçantë i muzikës rrok

LYNX : Stili jonë i veçantë i muzikës rrok
Ata janë 4 dhe prej 4 vitesh performojnë në skenat artistike shqiptare. Me vokalist Endrik Bebën, kitarist Aurel Gjinin me Rei Suljemanin në bateri dhe Renato Rexha në tastjere, grupi rrok LYNX, është një nga grupet e reja të suksseshme që i është shtuar muzikës shqiptare. Pas debutimit të tyre në shumë evenimente muzikore, pjesëmarrja e tyre e fundit është në Top Fest me këngën “Është për ty ky referen”. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, pjesëtarët e grupit LYNX, thonë se kjo këngë e ka marr spunton nga realtiteti i përditshëm. Ata shprehen se punojnë edhe për nxjerrjen në treg të një videoklipi të ri, si dhe për krijimin e albumit të tyre të parë që pritet të dal së shpejti në treg. Ata thonë gjithashtu se kanë në plan të bashkëpunojnë edhe me këngëtare të tjerë të rrymës rrok.

Riktheheni pas 3 vjetësh në Top Fest? Si u ndjetë?

Lynx: Është kënaqësi të rikthehesh në një kompeticion të tillë. është festival 9 vjeç dhe ka traditë në shqipëri

Kujt i kushtohet kënga juaj “Është për ty ky refren”?

Lynx: Kënga ka lidhje me realitetin e përditshëm. Ndodh shpesh herë që shumë femra përfitojnë jo më anë të shkollimit, kulturës, mirësjelljes, aftësive për punë por me anë të hireve të tyre dhe kjo gjë na bëri shumë përshtypje. Për këtë arsye lindi dhe kënga.

Cilat janë pritshmritë tuaja në këtë edicion të 9 të Top Fest?

Lynx: Sa herë jemi futur në garë me koleget tanë pritshmëritë janë maksimale. Duam më të mirën.

Nga vëzhgimet tuaja si është pritur kënga nga publiku?

Lynx: Ka patur polemika për titullin pothuajse me këngen paraardhëse tonën “Është për ty kjo melodi” por në të vërtet nuk kanë lidhje. Një pjesë tjetër të publikut ju ka pëlqyer shumë ritmi i kënges dhe një pjese tjetër teksti pikant që përmban.

Kush merret me tekstet e këngëve tuaja?

Lynx: Zakonisht Endriku është ai që realizon boshtin e tekstit por dhe në tjerët influencojmë për vargje të ndryshme.

Kur ka qënë dalja juaj e parë në skenë?

Lynx: Para 4 viteve ka qënë performanca jonë e parë, në një miniskenë në një nga lokalet e kryeqytetit.

Si ka evoluar më pas karriera juaj?

Lynx: Deri tani kemi realizuar 6 këngë dhe një videoklip. Jemi rritur në shumë aspekte. Kemi marrë pjesë në shumë evente në të gjithë Shqipërinë.

Sa e vështirë është për një grup të ri të futet në botën e artit?

Lynx: Jashtëzakonisht shumë e vështirë. Duhet shumë shumë punë dhe pak fat.

Cfarë ju bën ju të ndryshëm ju nga grupet e tjera rrok?

Lynx: Kemi stilin tonë. Kemi një model tonin të të punuarit të këngëve, etj.

Përveç Top Festit cilat janë projektet tuaja të afërta muzikore?

Lynx: Mendojmë të realizojmë disa këngë për të nxjerr albumin tonë të parë. Duam të bëjmë videoklipin e dytë dhe shumë koncerte live.

Me çfarë merreni tjetër, përveç muzikës ?

Lynx: Aureli është student për Menaxhim Turizmi në Durrës. Rei studion për drejtësi, Renato është student në Akademinë e Arteve dhe Endriku student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Është muzika qëllimi juaj kryesor në jetë?

Lynx: Është i pari dhe i vetmi!

Keni në plan të bashkëpunoni me ndonjë këngëtar apo grup të rrymës rrok?

Lynx: Ne i kemi miq dhe shok shumicën e grupeve apo këngëtarëve. Ndoshta në një moment të mëvonshëm do të bëjmë ndonjë bashkëpunim.

Keni një grup të preferuar i cili ju frymëzon për muzikën tuaj?

Lynx: Janë disa grupe si Whitesnake, Metallica etj, por dëgjojmë edhe disa grupe të reja që janë të gjeneratës së re.

Keni pasur ndonjëherë mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit?

Lynx: Shumë herë. Jemi si familje dhe gjithkujt i ndodh të debatojë me vëllane, motrën, prindërit. Ne debatojmë shumë por duke qëne se kemi një qëllim të vetëm gjërat sheshohen shumë shpejt.

Po me paraqitjen tuaj skenike kush merret?

Lynx: Zakonisht merremi vet me lukun tonë. Mundohemi të jemi sa më të thjeshtë.

Sa suport e keni familjen ne karrierën e tuaj?

Lynx: 120% (qeshin).

Ju ka mbështetur që në fillimet e krijimit e grupit?

Lynx: Familjet kanë qënë pranë nesh gjithmonë. Gjejmë rastin ti falenderojmë pa masë.

Si u krijua LYNX?

Lynx: Aureli ka qënë ideatori i krijimit të grupit. Është bashkuar me Rein dhe më pas kanë ftuar 2 shokët e tyre ne grup. Ndër shumë emra të listuar në një fletë spikati dhe ju pëlqeu emri LYNX. Pas disa riformatimeve në grup u afrua Renato dhe Endriku.

Sa vite keni në skenë, dhe mendoni qe jeni aq të suksshëm sa ju do të doni të ishit?

Lynx: Kemi 4 vite që performojmë në skena të ndryshme. Suksesin tonë nuk e matim dot ne. Dëshira është të ecim akoma më përpara.

Shumë grupe të sukssheshme shqiptare por edhe të huaja janë ndarë pas një periudhe kohore. Ju do ta praktikoni këtë zgjedhje për të vazhduar gjithsecili karrierën e tij solo?

Lynx: Kjo është pjesa për të cilën mendojmë, se do sakrifikojmë shumë që mos të ndodhi.

Cili ka qënë një nga momentet tuaja më të bukuta në skenë? Po më i sikletshmi?

Lynx: Ndër momentet më të bukura ka qënë performanca jonë në Festën e Birrës në Korçë që në fund ishin rreshtuar shumë fansa që na kërkonin autografe. Të sikletshëm kemi patur shume sepse të luash live nuk është e thjeshtë dhe kushtet në Shqipëri nuk janë në nivelin maksimal.

Ju keni qënë pjesë edhe e Këngës Magjike, cfarë emocionesh keni ndierë?

Lynx: Është një festival që të jep emocione të veçanta. Kemi marr pjesë 2 herë dhe me këngen “Është për ty kjo melodi” kemi marr feedback shumë të mirë. Reagime nga shumë persona dhe mbi të gjitha u kënaqëm se këngën tonë e votuan artistët që në Shqipëri kanë bërë histori.

Keni menduar të merrni pjesë edhe në Festivalin Kombëtar?

Lynx: Mendojmë se vitin tjetër do konkurrojmë edhe në Festivalin e RTSH-së, sepse është një festival që mund të katapultojë të shumë emrin tonë.

Do të dëshironit ti thonit diçka fansave tuaja?

Lynx: Ju duam të gjithëve pamasë. Ju bekoftë zoti kudo që jeni, në Tirane, Shkodër,Korçë, Vlorë, Durrës, Lezhë, Gjirokastër etj etj. Prania juaj na motivon të ecim përpara.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike