TIRANE - Ata kanë vendosur që të mos kenë vetëm ditën kundër homofobisë për të solidarizuar shoqërinë që ti pranojë si pjesë e saj. Komuniteti gay pritet që të organizojë një tjetër paradë e cila është parashikuar për në datën 11 qershor.

Organizatorët të cilët janë: Ambasada pink, LGBT pro shqipëri, shtëpia e të drejtave të njeriut dhe Open Mind Spectrum Albania kanë vendosur që ta quajnë paradën e 11 qershorit “Tirana Pride” apo “Marshimi i krenarisë”.

Planet për paradën e 11 qershorit nuk do të eklipsojnë aspak aktivitetet që organizohen më 17 maj në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë. “Tirana Pride 2015” do të jetë një ditë solidarizimi me komunitetin e personave lesbikë, gej, biseksual, transgjinor dhe interseks, të cilët për shkak të diskriminimit historic hasin vështirësi të shumta në jetën e tyre,”- kanë bërë me dije organizatorët e paradës. 

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)