Ministria e Mbrojtjes nuk e ka shkarkuar kundëradmiral Kristaq Gërveni si përfaqësues ushtarak të Shqipërisë në NATO.
Por është kërkuar të kthehet në Shqipëri, pasi i përfundon mandati në këtë post më 31 mars të këtij viti.
Burimet nga ky dikaster bëjnë me dije se ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ka informuar kreun e shtetit Bujar Nishani në lidhje me përfundimin e mandatit të Gërvenit si përfaqësues i Shqipërisë në NATO në fund të marsit, pasi është emëruar që në janar të vitit 2011, si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në Bruksel.
Mësohet se kreu i Mbrojtjes ka marrë një vendim administrativ, duke kërkuar kthimin e Gërvenit në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit, e parashikuar në ligj kjo. Ndërsa shkarkimi i një gjenerali, në të tilla funksione kërkohet vetëm me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, me miratimin e ministrit të Mbrojtjes e me dekret të presidentit. Pra nuk ka shkarkim për Gërvenin, thjeshtë i ka mbaruar mandati.
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com