Më në fund Facebook bën realitet
'ëndrrën' e madhe të përdoruesve

Më në fund Facebook bën realitet<br />'ëndrrën' e madhe të përdoruesve
Pas shumë vitesh 'rezistencë' ndaj kërkesave të pafundme të komentuesve në Internet, më në fund Mark Zuckerberg e ka marrë seriozisht në konsideratë krijimin e një butoni 'dislike'.

Në një seancë pyetje-përgjigjesh realizuar të martën, shefi ekzekutiv i Facebook tha se kompania prej kohësh po punon për krijimin e një alternative të tillë.

"Mendoj se njerëzit e kanë kërkuar një buton 'dislike' prej vitesh. Sot është një ditë e veçantë pasi më në fund mund të them se po punojmë për ta bërë realitet (virtual) dhe shumë shpejt do ta vemë në punë- u shpreh Zuckerberg,- ende nuk e kemi menduar me ekzaktësi si do të funksionojë. Ajo që përdoruesit e Facebook duan është që të mund të shprehin mospëlqimin e tyre. Jo çdo moment është një moment i mirë. Facebook prej kohësh e ka shmangur krijimin e një butoni të tillë, pasi mund të shpërndajë negativitet. Nuk duam të ndërtojmë diçka të tillë në botë",-vijoi Mark.
dislike
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve