Tre muaj pas lëndimit të rëndë që pësoi në shpinë, Lorik Cana mund të rikthehet për herë të parë në fushë për skuadrën italiane, Lazio. Madje në ndeshjen e tij të parë pas frakturave në vertebra, futbollisti kosovar pritet të jetë titullar te skuadra e Serie A.
Gjakovari Cana ishte dëmtuar më 7 janar në ndeshjen kundër Sienas duke dalë nga fusha por diagnoza e dëmtimit konfirmoi mungesën e gjatë. Lazio këtë të shtunë luan me Napolin në kuadër të javës së 31-të të kampionatit italian. Cana është grumbulluar me skuadrën në dy ndeshjet e fundit, por nuk u aktivizua.
Futbollisti i Shqipërisë mungoi për shkak të një lëndimi të shpinës. "Cana është gati dhe do të luajë të shtunën kundër Napolit. Reja e ka provuar mesfushorin në krah të Ledesmas në stërvitje. Shqiptari pas tre muajsh pushim për shkak të dëmtimit të vertebrave mund të jetë titullar në një sfidë vendimtare për skuadrën", shkroi sajti "calciomercato.com" që është pranë skuadrave romane.
/Shqiptarja.com