Importet gjatë dhjetorit ranë 2.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa u rrituan me 8,0% krahasuar me nëntorin.

Ndërkohë, i gjithë viti 2015 u mbyll me një rënie prej 1.4% ndaj vitit 2013.

Ashtu si në eksporte, edhe në importe rënia ka ardhur kryesisht nga grupi i mineraleve, që për vitin 2015 u tkurr me 33% ndaj vitit paraardhës.

Ulja vjetore e importeve prej 2,2 % gjatë dhjetorit është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -0,6 pikë përqindje.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)