Të dhënat e korrikut për zhvillimet në tregun e sigurimeve reflektojnë mes të tjerash dy të dhëna interesante për sigurimet nga aksidentet dhe shëndeti.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiarë raportoi se krahasuar me një vit më parë primet e shkruara bruto për sigurimet ndaj aksidenteve dhe shëndetit u ulën me 1.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Në vlerë këto prime ishin rreth 777 milionë lek.

Në një trajektore krejt të kundërt ka ecur në fakt pagesa e dëmeve të paguara nga ana e kompanive të sigurimit për aksidentet dhe shëndetin të cilat u rritën me 85.21% në raport me një vit më parë.

Shifrat zyrtare tregojnë se në vlerë pagesa e dëmeve ishte rreth 516 milionë lekë.

Sigurimi nga aksidentet dhe shëndeti kategorizohet në grupin e sigurimeve vullnetare që në 7 mujor arritën rreth 3,54 miliardë lekë, 10.05% më shumë se në periudhën janar-korrik 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 24.31% krahasuar me periudhën janar-korrik 2016.

Në sigurimin e personave nga aksidenti personal, përfshihen sigurimet vullnetare gjatë kryerjes së profesionit të rregullt dhe jashtë tij si dhe sigurimet e veçanta.

Me aksident nënkuptohen fatkeqësi që mund të shkaktohet befas dhe që mund të sjellin si pasojë :humbjen e jetës së  të siguruarit, invaliditetin e plotë apo të pjesërishëm, paaftësia e përkohshme për punë apo përkeqësimi të shëndetit që kërkon ndihmë mjekësore.

 Sigurimet e tjera vullnetare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri me dije se sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2017, patën një rritje me 6.25% kundrejt periudhës janar-korrik 2016.

“Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2017 siguruan rreth 1,463 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 72.16%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 19.39% të totalit./ Monitor

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com


Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-korrik 2017, vihet re një ulje prej 4.23% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 8.36% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-korrik 2016” thuhet në raport.