Më pak valutë nga emigrantët
në Greqi, Italia në vend të parë

Më pak valutë nga emigrantët<br /> në Greqi, Italia në vend të parë
Viti 2011 ka ndalur prirjen rënëse të prurjeve të emigrantëve, që kishte nisur që në 2007-n, pavarësisht nga përkeqësimi i situatës në Greqi. Megjithatë, sasia e tyre nuk po rritet më, si gjatë dy dekadave të kaluara. Sipas Elton Çollakut, drejtor i Unionit Financiar Tiranë, që është agjent ekskluziv për Shqipërinë i “Ëestern Union”, kompanisë ndërkombëtare të transferimit të parave, ndërsa kanë rënë transfertat nga Greqia, janë rritur ato nga pothuajse të gjitha shtetet e tjera. Nga Greqia ka patur mjaft transferime të kapitalit apo kursimeve, por kjo shumë ka kaluar në pjesën më të madhe përmes bankave. Janë rreth 15, korridoret kryesore nga vijnë paratë në Shqipëri, që janë kryesisht vendet nga Evropa Perëndimore dhe Amerika e Kanadaja. Italia mbetet dërguesi kryesor dhe, deri në tetor, sipas Çollakut, transfertat valutore nga ky shtet drejt Shqipërisë kanë qenë në rritje. Në dy muajt e fundit të vitit është vënë re rënie e lehtë, por që lidhej më shumë me vendimin e qeverisë italiane për vendosjen e kufizimeve për daljen e parave jashtë vendit. Situata duket se është stabilizuar sërish në mars-prill të këtij viti. Anglia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet e tjera, nga të cilat emigrantët shqiptarë u dërgojnë një pjesë të kursimeve të tyre të afërmve që kanë në Shqipëri.
Në vitin 2011, dërgesat që emigrantët nisën te të afërmit e tyre arritën në vlerë absolute në rreth 700 milionë euro, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Në raport me PBB-në, të ardhurat e emigrantëve shënuan rënie, duke zbritur në 7.4% të PBB-së, nga 7.8% një vit më parë, duke arritur në nivelin e tyre më të ulët që prej vitit 2000, në rreth 8% të PBB-së, nga 14.2% e PBB-së në vitin më të mbarë, 2003.
Ndërkoh, pas heqjes së vizave me zonën Shengen, shpenzimet e shqiptarëve kanë shënuar një rritje me gati 9% me bazë vjetore në vitin 2011, teksa shqiptarët kanë nxituar të takojnë të afërmit e tyre apo të kalojnë pushimet në BE. E kundërt ka qenë ecuria e të hyrave të valutës nga turistët që vijnë në Shqipëri. Ndonëse u deklarua se numri i vizitorëve arriti një nivel rekord vitin e kaluar, shpenzimet e tyre kanë qenë rreth 5% më të ulëta në raport me një vit më parë, duke zbritur në nivelin e 2008-s. Turizmi shqiptar mbështetet kryesisht te fqinjët kosovarë, ndërsa europianët preferojnë kryesisht udhëtimet ditore në Shqipëri, në kuadër të tureve ballkanike, duke shpenzuar pak para dhe ata. Në rezultante, valuta që mbeti në Shqipëri nga turizmi ishte minimale, vetëm 47 milionë euro, apo rreth 0.5% e PBB-së.

(aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës