TIRANE- Në procesin e konkurrimit për lëvizjet paralele, nuk do të jetë e nevojshme paraqitja e më shumë se tre kandidatëve. Por në rast se ka vetëm një garues, ai cilësohet fitues dhe nëse nuk arrin kufirin e lejuar të pikëve. Në udhëzimin e DAP mbi procedurat e rekrutimit thuhet se para nisjes së garës, kandidatët për në shërbimin civil deklarojnë me shkrim që nuk ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me asnjë nga pjesëmarrësit apo kandidatët në proces dhe që nuk kanë lidhje familjare ose miqësie me ta.
/Shqiptarja.com










