Mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj ka akuzuar për racizëm futbollistin e Borussia Dortmundit, Kevin Grosskreutz. Skuadra e Mavrajt, Greuther Furthi, humbi 1:0 nga kampioni i Gjermanisë, Borussia Dortmund, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë.
Furth, skuadra e Mavrajt, pësoi gol në minutën e 120-të, pasi koha e rregullt përfundoi më rezultat të bardhë. Mavraj luajti gjatë tërë kohës për Furthin, që kryeson renditjen në Bundesliga 2. Sipas tij, Grosskreutz ka fyer sulmuesin afrikan me shtetësi gjermane të Furthit, Gerald Asamoah. Fyerjet i ka konfirmuar edhe vetë Asamoah.
"Asamoah ka mënyrën e tij të lojës dhe sjelljes, por ai nuk duhet të lejojë që një i ri që është në moshë puberteti, ta fyejë atë për shkak të ngjyrës së lëkurës. Fjalët e përdorura mbesin në fushë", ka thënë Mavraj me ironi. Akuzat e Mavrajt janë hedhur poshtë nga drejtues të Dortmundit.
/Shqiptarja.com