Më shumë se 1 mijë kosovarë
ndalohen në stacionet e Budapestit
Stacionet e trenave në Budapest janë mbushur me kosovarë. Nga aty, emigrantët marrin një biletë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera të BE-së. Por, policia u ka rënë në gjurmë. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar më shumë se 1 mijë persona. Udhëtimi i gjatë dhe maltretimet e policisë kanë bërë që shumë kosovarë të kërkojnë kthimin në atdhe por ka edhe të tjerë që këmbëngulin në rrugën që e kanë nisë.
BUDAPEST - Stacionet e trenave në Budapest janë mbushur me kosovarë. Nga aty, emigrantët marrin një biletë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera të BE-së.
Por, policia u ka rënë në gjurmë. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar më shumë se 1 mijë persona. Udhëtimi i gjatë dhe maltretimet e policisë kanë bërë që shumë kosovarë të kërkojnë kthimin në atdhe por ka edhe të tjerë që këmbëngulin në rrugën që e kanë nisë.
Stacioni i trenit në Budapest për çdo ditë mbushet me qindra emigrantë ilegalë nga Kosova. Në mesin e tyre ka shumë fëmijë, gra shtatzëna madje edhe persona me nevoja të veçanta. Vetëm gjatë ditës së sotme janë ndaluar nga policia hungareze më shumë se 1 mijë shtetas të Kosovës.
Televizioni publik ka takuar disa prej tyre në stacionet e trenit në Hungari, të cilët kanë treguar për vështirësitë e udhëtimit deri në Budapest.
E situata e tyre vështirësohet pasi që ata të hyjnë në Hungari. Qytetarët të cilët ndalohen nga policia kufitare, pasi të paraqesin kërkesën për azil urdhërohen të shkojnë në qendrat e azilkërkuesve, por ata nuk i përmbahen rregullave duke tentuar sërish të udhëtojnë në mënyrë ilegale drejt vendeve të tjera të BE-së.
Por edhe pas kësaj ata sërish përfundojnë në stacionet policore pasi masat e kontrollit në stacionet e trenit janë shtuar dukshëm nga policia hungareze, duke ua konfiskuar biletat e udhëtimit për linjat ndërkombëtare. Sipas policisë, qytetarët nuk duhet të refuzojnë të shkojnë në qendrat e azilkërkuesve për të tërhequr kërkesën për azil pasi nuk ekziston ndonjë formë tjetër ligjore për t`u kthyer në vendlindje.
E qytetarët të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në qendrat e azilkërkuesve me ditë të tëra po sillen rrugëve të Budapestit duke i mbajtur fëmijët të uritur dhe në ambiente të ftohta, në pamundësi për të udhëtuar diku tjetër./express/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara sot në zgjedhje/ 4 autobusë me votues kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë nga Greqia! Burimet për Report Tv: U organizuan nga stafi i kandidatit Gjikurias
4 Gusht, 07:45
-
Saga e bashkisë Himarë, 15 muaj ‘betejë’ për drejtimin e saj
4 Gusht, 07:30
-
Zgjedhjet në Himarë, Në 9 QV ende nuk ka nisur votimi
4 Gusht, 07:27
-
Lajme të mira në dashuri... çfarë thonë yjet për ju sot
4 Gusht, 07:14
-
VIDEOLAJM/ Himara zgjedh sot kryetarin, votuesit e parë shkojnë në qendrat e votimit
4 Gusht, 07:14
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Burime për Report Tv: 4 autobusë me votues nga Greqia hynë në Qafë Botë
4 Gusht, 06:52
-
Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf
3 Gusht, 22:56
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37