Më shumë se "First Klas", suita private në avion

Më shumë se "First Klas", suita private në avion
Për shumë njerëz, udhëtimet e gjata me avion janë një eksperiencë e pakëndshme për shkak të hapësirës së ngushtë mes kolltukëve, apo ndonjë pasagjeri të bezdisshëm ulur ngjitur.

Singapore Airlines premton t’i japë fund kësaj duke ofruar suita private luksoze për pasagjerët në avionët e saj A380. E kotë të thuhet, duhet të jesh vërtet i pasur pët të zgjedhur këtë shërbim. Një fluturim vajtje-ardhje nga Nju Jorku në Singapor në një suitë të tillë kushton 15.750 USD.

Kabinat private kanë televizor 23-inç, kolltukë të përkulshëm lëkure të prodhuara nga një mjeshtra italianë, madje ekziston edhe mundësia që, duke ulur ndenjëset, të kesh një krevat dopio për të fjetur disa orë gjumë të rehatshëm.

Për më tepër, në çdo kohë mund të porosisësh pjata speciale nga kuzhina dhe verë të cilësisë së lartë.

suite 3

suit 3

suite ne avion

suita 5
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja