Ministria e Arsimit dhe Sportit i kushtoi një koncert mirënjohje dhe falënderimi të gjithë mësuesve që kanë dhënë kontributin e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm.
Fëmijë të të gjitha moshave janë bërë pjesë e koncertit me interpretime në fusha të ndryshme.
Një festë “7 Marsi” nga fëmijët për mësuesit. Kështu e ideoi Ministria e Arsimit dhe Sportit një event festiv kushtuar mësuesve në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Fëmijë të të gjitha moshave performuan në skenë kërcime të zhanreve të ndryshme dhe recituan e kënduan në shenjë falënderimi e mirënjohje për mësuesit e tyre.
Në koncert ishte e pranishme ministrja e arsimit, znj Lindita Nikolla, e cila mes të tjerash përgëzoi mësuesit për punën intensive duke premtuar vazhdimësi të saj.
Një nga momentet më kulminante të koncertit ishte dhe ngjitja në skenë e nxënësve dhe mësueseve të shkollës Jordan Misja, që interpretuan këngë për mësueset dhe nënat për ta përmbyllur me këngën e Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
Në kuadër të Ditës së “7 Marsit” në vendin tonë sot pati një nismë ndryshe. Nxënës dhe mësues nga çdo shkollë kanë vizituar mësuesit veteran të shkollës dhe komunitetit të tyre, për t’i uruar në këtë ditë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
43.4%
-
Opozitës
9.1%
-
Qytetarëve
47.5%
Vota total: 9588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR-i pas inspektimeve te ura e Ibrit: Nuk do të hezitojmë të merremi me çdo zhvillim që mund të prekë stabilitetin
6 Gusht, 17:51
-
Operacion izraelit në Bregun Perëndimor, vriten 11 palestinezë
6 Gusht, 17:36
-
Këshilli i BE-së miraton këstin prej 4.2 miliardë eurosh për Ukrainën
6 Gusht, 17:33
-
Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
6 Gusht, 17:24
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
6 Gusht, 17:11
-
BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë
6 Gusht, 16:59
-
Beteja e banorëve të Mirditës kundër HEC-it e fabrikës: Po na marrin ujin e burimeve, 'Lajthiza' nuk zbaton vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve
6 Gusht, 16:56
-
BE: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës
6 Gusht, 16:54
-
Rritet fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës në Pogradec! Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe turistët e huaj drejt plazheve të Jugut
6 Gusht, 16:52
-
Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Tërnovës! 100 forca të ushtrisë në ndihmë për shuarjen e flakëve (VIDEO)
6 Gusht, 16:42
-
Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku
6 Gusht, 16:25
-
Virusi i Nilit/ Silva Bino: Nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm! Bizneset të kenë kujdes mbeturinat, janë përthithës të mushkonjave
6 Gusht, 16:20