Mësuesit e rinj, 40 përqind
ngelës në provimin e shtetit

Mësuesit e rinj, 40 përqind<br />ngelës në provimin e shtetit
TIRANE - Provimi i shtetit është kthyer në të vetmin filtër që seleksionon profesionistët e rinj. Kështu ka ndodhur edhe me studentët e rinj, të cilët diplomohen në mësuesi, por që për ta ushtruar profesionin e arsimtarit duhet që më parë të rezultojnë kalues në porvimin e shtetit.

Nga 667 kandidatë që morën pjesë në provimin e parë të shtetit për këtë profesion, rreth 40 përqind e tyre nuk kanë mundur të kapin pragun minimal të pikëve, pra kanë mbetur në provimin e parë të shtetit, duke mos pasur këhstu mundësi të ushtrojnë këtë profesion në sezonin e ri shkollor.

Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi, pjesëmarrja në testim është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. “U regjistruan 777 kandidatë dhe morën pjesë në provim 667 kandidatë, nga të cilët 60 % u vlerësuan me notë pozitive, ndërsa 40 për qind nuk e kaluan testin”, - shpjegon Terezi.

Sipas tij, kandidatët ngelës të këtij sezoni, mund të futen në provim shteti sërish në muajin dhjetor, ku mund t’i nënshtrohen ritestimit. Ata kanë të drejtë të testohen deri në 5 herë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët