Më thuaj ditëlindjen, të të them ç’pemë je

Më thuaj ditëlindjen, të të them ç’pemë je
Të gjithë jemi nga pak supersticiozë, kush më shumë e kush më pak, dhe kurioziteti gjithmonë na shtyn të mësojmë apo të lexojmë diçka më shumë për horoskopin. Kësaj here, astrologët sjellin një tjetër mënyrë të përshkrimit të sjelljes, karakterit, apo tipareve, në varësi të ditës së lindjes, duke e bërë lidhjen (korrelacionin) me një pemë të caktuar. Këtë na e tregon horoskopi druik.
 
Horoskopi arborikol (i njohur ehe si zodiaku druidik ose keltik) e ka prejardhjen nga traditat keltike, dhe ka qenë i krijuar nga druidet (priftërinjtë keltikë). Horoskopi arborikol karakterizon në veçanti cilësitë e personave sipas ditës së lindjes.
 
Ky lloj zodiaku është i përberë nga 21 elementë, respektivisht 21 pemë, në lidhje të forte me gradët solare. Në përgjithësi, secilës pemë nga zodiaku i korrespondon një dhjetëshe (10 gradë solare). Në ekuinoks dhe në solstic gjenden 4 pemë të veçanta (Lisi, Mështekna, Ulliri dhe Ahu). Këto pemë manifestohen vetëm 1 gradë solare. I veçantë është edhe Plepi i cili shfaqet 3 herë, kurse Arra e ka dekadën dyshe.
 
Më poshtë jepen korrespondentet e shenjës së horoskopit druik sipas ditës së lindjes.
 
23 Dhjetor - 1 Janar: Molla
1 Janar - 11 Janar: Bredhi
12 Janar - 24 Janar: Olmo
25 Janar - 3 Shkurt: Selvi
4 Shkurt - 8 Shkurt: Plepi
9 Shkurt - 18 Shkurt: Kedër
19 Shkurt - 28 Shkurt: Pisha
1 Mars - 10 Mard: Shelgu
11 Mars - 20 Mard: Bliri
21 Mars: Lsi
22 Mars - 31 Mars: Lajthia
1 Prill - 10 Prill: Vadhë
11 Prill - 20 Prill: Panja
21 Prill- 30 Prill: Arra
1 Maj -14 Maj: Plepi
15 Maj - 24 Maj: Gështenja
25 Maj - 3 Qershor: Frashëri
4 Qershor - 13 Qershor: Shkozë
14 Qershor - 23 Qershor: Fiku
24 Qershor: Mështekna
25 Qershor - 4 Korrik: Molla
5 Korrik - 14 Korrik: Bredhi
15 Korrik - 25 Korrik: Vidhi
26 Korrik - 4 Gusht: Selvi
5 Gusht - 13 Gusht: Plepi
14 Gusht - 23 Gusht: Kedër
24 Gusht - 2 Shtator: Pisha
3 Shtator - 12 Shtator: Shelgu
13 Shtator - 22 Shtator: Bliri
23 Shtator: Ulliri
24 Shtator - 3 Tetor: Lajthia
4 Tetor - 13 Tetor: Vadhë
14 Tetor - 23 Tetor: Panja
24 Tetor - 11 Nëntor: Arra
12 Nëntor - 21 Nëntor: Lisi
22 Nëntor - 1 Dhjetor: Frassino
2 Dhjetor - 11 Dhjetor: Shkozë
12 Dhjetor - 21 Dhjetor: Fiku
22 Dhjetor: Ahu

horoskopi druik
 
MOLLA (Dashuria)
molle
Trup i hollë, shumë sharm, tërheqëse, pamje e kënaqshme, aventurier, të prirur për aventura dhe në dashuri, gjithmonë të dashuruar, dëshiroj të dojë dhe ta duan, partner besnik dhe i ndjeshëm, shumë bujar, me talent shkencor, jeton ditën, filozof i shkujdesur dhe imagjinatë.

 
FRASHËRI (Ambicia)
frasher
Tërheqës mbi normale, të gjallë, impulsivë, kërkues, nuk shqetësohet nga kritikat, ambiciozë, inteligjentë, të plotësuar, u pëlqen të luajnë me fatin, mund të jenë egoistë, shumë të besueshëm dhe të gjindshëm, besnikë dhe të kujdesshëm në dashuri, ndonjëherë tek meshkujt dominon mendja mbi zemrën, por i merr shumë seriozisht marrëdhëniet.
 
AHU (Krijimi)
ahu
Kanë shije të mirë, kujdesen për pamjen e jashtme, janë materialistë, organizues të mirë si në karrierë ashtu dhe në punë, kursimtarë, udhëheqës të mirë, nuk rrezikojnë pa arsye, të logjikueshëm, shokë të mrekullueshëm në jetë, të apasionuar pas gjithçkaje që mban trupin në formë (sport, dieta, etj.)
 
MESHTEKNA (Frymëzimi)
meshtekna
Të gjallë, tërheqës, elegantë, miqësorë, pa pretendime, modestë, nuk u pëlqejnë teprimet, urrejnë vulgaritetin, dashurojnë jetën në natyrë dhe në paqe, nuk janë shumë ambiciozë, krijon rreth vetës një atmosferë qetësie dhe paqeje.

 
KEDËR (Mirëbesimi)
keder
Me një bukuri të rrallë, të gjindshëm, i pëlqen lakmia; me shëndet të mirë, jo shumë të turpshëm, ka tendencë t'i shikojnë me përbuzje të tjerët, të bindur në vetvete, të padurueshëm, ju pëlqen të bien në sy; kanë shumë aftësi, janë të zellshëm, dinë t'i marrin shpejt vendimet, janë optimistë, presin dashurinë e vërtetë.
 
GËSHTENJA (Ndershmëria)
geshtenje
Me një bukuri të veçantë, nuk kërkon të bjerë në sy; sens të zhvilluar të drejtësisë, të gjallë, të interesuar në gjithçka, diplomatë të lindur, dhe pse në shoqëri acaron dhe acarohet shpejt, kjo për shkak të mungesës së besimit në vetvete; mbahen ndonjëherë si më të mirët, ndihen të keqkuptuar dhe dashurojnë vetëm njëherë në jetë, pasi kanë vështirësi për të gjetur një partner.
 
SELVIA (Besnikëria)
selvia
Të fortë, muskulozë, të adaptueshëm, merr gjithçka i ofron jeta, të kënaqur, optimistë, kërkojnë para dhe mirënjohje, urrejnë vetminë, të apasionuar në dashuri dhe të pangopur, besnikë, të mprehtë, të panënshtruar dhe të parregullt.

 
VIDHI (Fisnikëria e shpirtit)
vidhi
Me pamje të kënaqshme, vishen me shije, pa pretendime, nuk i falin gabimet, alegro, duan të komandojnë por të mos komandohen, besnikë dhe të ndershëm në dashuri, u pëlqen të marrin vendime për të tjerët, me shpirt fisnik, bujarë, me sens të mirë humori dhe shumë praktik.
 
FIKU (Ndjeshmëria)
fikfik
Shumë të fortë, pak të vullnetshëm, të pavarur, nuk u pëlqen të kundërshtohen apo të diskutojnë, dashurojnë jetën, familje, fëmijët dhe kafshët, janë joseriozë në shoqëri, kanë sens të mirë humori, u pëlqen koha e lirë dhe janë dembelë, kanë talent praktik dhe janë shumë inteligjent.
 
BREDHI (Misteri)

bredh
Me shije të jashtëzakonshme, me dinjitet dhe të sofistikuar, dashurojnë çdo gjë të bukur, me humor të rëndë, kokëfortë, tenton drejt egoizmit por kujdeset për njerëzit rrotull vetes, mjaft modestë, shumë ambiciozë, me plot talente, të zellshëm, të pakënaqur në dashuri, me shumë miq dhe armiq; të besueshëm.
 
LAJTHIA (E jashtëzakonshmja)
lajthi
Plot sharm, pa pretendime, shumë të kuptueshëm, dinë të impresionojnë, luftojnë aktivisht për çështje sociale; popullorë, shumë kapriçozë në dashuri, partnerë të ndershëm dhe tolerantë, kanë sens të saktë të drejtësisë.
 

SHKOZË (Shija e mirë)
shkoze
Me një bukuri të paturpshme, kujdesen për pamjen, kanë gusto të mirë, nuk janë egoistë, mundohen të jenë sa më praktik; jeton në mënyrë të moderuar dhe të disiplinuar, kërkojnë përkujdesin dhe vlerësimin e një partneri të ndershëm, të dashur jo të zakonshëm që nuk kënaqen kurrë me ndjenjat e tyre, mosbesues ndaj pjesës më të madhe të njerëzve, nuk është kurrë i sigurt për vendimet e tij, shumë i ndërgjegjshëm.

BLIRI (Dyshimi)
bliri
Pranojnë çka ju ofron jeta në mënyrë komplekse, urrejnë të luftojë, urrejnë stresin dhe lodhjen, nuk e duan kohën e lirë dhe dembelizmin; janë të qetë dhe bëjnë sakrifica për miqtë; kanë shumë talente por nuk janë mjaftueshëm të zotët për t'i nxjerrë në pah, ankohen shpesh dhe qaraviten, janë shumë xhelozë por të ndershëm.
 
PANJA (Pavarësia e mendjes)
panja
Persona jo të zakonshëm, plot me imagjinatë dhe origjinalitet, të ndjeshëm dhe të rezervuar, ambiciozë, krenarë dhe me besim në vetvete, lakmues të eksperiencave të reja, ndonjëherë nervozë, njerëz me horizont, me një memorie shumë të mirë por më një jetë sentimentale shumë të komplikuar; mësojnë lehtë dhe duan shumë të tërheqin vëmendjen e të tjerëve.
 
LISI (Guximi)
lis
Të fortë, guximtarë, të durueshëm, fisnikë, të pavarur, të ndjeshëm, nuk u pëlqejnë ndryshimet, i mbajnë këmbët në tokë dhe janë persona aktivë.
 


ULLIRI (Mençuria)
ulliri
Duan diellin, të nxehtin dhe ndjenjat e mira; të arsyeshëm dhe të ekuilibruar, refuzojnë agresivitetin dhe dhunën; janë tolerantë, alegro, të qetë dhe të drejtë në vendime; të ndjeshëm, karizmatik, jo xhelozë; u pëlqen letërsia dhe shoqëria e njerëzve të sofistikuar.

 
PISHA (Detaji)
pisha
U pëlqen shoqëria e këndshme, janë shumë të fortë dhe dinë si ta jetojnë jetën në mënyrë komode; shumë aktivë, natyralë, shokë të mirë dhe pse jo gjithmonë miqësorë, dashurohen lehtësisht por pasioni i tyre shuhet shpejt; heq dorë shpejt pasi çdo gjë e zhgënjen derisa gjen idealen e tij; të besueshëm dhe praktik.
 
PLEPI (Pasiguria)
plep
Shfaqen të paraqitshëm, jo me shumë besim në vetvete, të guximshëm vetëm nëse është e nevojshme, ka nevojë për vullnet të mirë dhe për rrethana të kënaqshme, shumë nazelinj, shpeshherë të vetmuar; kanë gjallëri dhe natyrë artistike, janë organizues të mirë, tentojnë drejt filozofisë; të besueshëm në çdo lloj situate dhe i marrin shumë seriozisht marrëdhëniet e tyre.
 
VADHA (Parandjenja)
vadhe
Plot sharm, të gëzueshëm, me dhunti dhe jo egoistë, kërkojnë të tërheqin vëmendjen, duan jetën, lëvizjen, aktivitetin, madje dhe ndërlikimet; në të njëjtën kohë të varur dhe të pavarur, më shije të mirë, artistikë, pasionantë, emocionalë; janë shoqëri e mirë, por nuk dinë të falin.
 

ARRA (Pasioni)
arra
Jofleksibël, të çuditshëm dhe plot kontradikta, shpesh egoistë, agresivë, fisnikë, mendjehapur, me reagime të papritura dhe spontane; janë shokë të vështirë por të veçantë, jo gjithmonë të vlerësuar por shpesh të admiruar, strategë të mprehtë, shumë xhelozë dhe pasionantë, nuk bëjnë kompromise.

SHELGU (Melankolia)
shelg
Të bukur por plot melankoli, tërheqës, shumë karizmatikë, duan çdo gjë të bukur dhe me shije, si dhe të udhëtojnë; ëndërrues, të palodhur, tekanjozë, të ndershëm, mund të jenë lehtësisht të ndikueshëm por nuk është e lehtë të jetosh me ta; kanë pretendime dhe intuitë të mirë; në dashuri vuajnë por ndonjëherë e gjejnë partnerin e tyre të cilit mund t’i besojnë plotësisht.

Redaksia Online
(e.s/s.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!

Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!