M.Madhe, Rama: Regjistrim tokës
bujqësore, forcojmë familjen fermere

M.Madhe, Rama: Regjistrim tokës<br />bujqësore, forcojmë familjen fermere
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se do të regjistrohen të gjitha tokat bujqësore në vend. 

Nga fshati Gruemirë i Malësisë së Madhe, Rama zhvilloi një takim me banorë dhe fermerë të zonës, ku vuri theksin te zhvillimi i sektorit bujqësor. 

"Qeveria do të stimulojë me kredi fermerët. Kemi krijuar një fond kombër të Garancisë Bujqësore. Do regjistrohen të gjitha tokat bujqësore në vend, për të forcuar familjen fermere", u shpreh Rama. 

Rama ftoi fermerët të paraqesin projektet e tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga fondi i garancive bujqësore. Ai tha se qeveria në bashkëpunim me BERZH kanë vënë në dispozicion të tyre 300 milionë euro si fond mbështetje për fermerët.
 
“Jam i vetëdijshëm për dhimbjet, shqetësimet, hallet e shumë familjeve. Jam shumë i vetëdijshëm për faktin se gjithë ky program i Rilindjes Urbane nuk ka arritur të prekë shumë zona, shumë komunitete. Nga ana tjetër jam i bindur se vështirësinë e jashtëzakonshme të këtij transformimi, ku të gjithë ishin lënë në dorë të Zotit dhe në dorë të vetes, është një transformim që nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Programi i ujit në parcelë, deri fund të mandatit do jetë një premtim i mbajtur. Shteti është garantues i financimeve në fshat”, deklaroi Rama.
 
Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me banorët, këta të fundit i kanë shprehur kryeministrit shqetësime për problemet kryesore si problemi i regjistrimit të tokave, fatura e energjisë elektrike apo dhe uji i pijshëm.  
 
"Lexuesi i sahatit a ka të drejtë në sy të familjarit me thënë kaq ke shpenzuar?", iu drejtua një banor Ramës.
 
"Historitë e Saliut që i kemi akoma nëpër këmbë do i kemi akoma nëpër këmbë, të lutem ju jeni njerëz që jetoni me punë, punë pa punë s’ka, kështu që çdo gjë do punën e vet, ka probleme të tilla sa të duash, faleminderit që e ngrite problemin", ishte përgjigja e kryeministrit.
 
"Po e bën popullin të pakënaqur KESH-i se me të gjithë e kemi komunikuar, çohen faturat afrofe…", tha një banor tjetër.
 
"Në Shqipëri në gjithë territorin, sot ka vetëm 4 mijë konsumatorë ku mund të jeni edhe ju, që për arsye teknike s’kanë dalë akoma nga afrofeja…. Më lër të mbaroj unë mor zotëri, tani ma bëre mua pyetjen, ç'a po bën po ma përkthen? E kuptoj shumë mirë shqipen nga fillimi deri në fund se e kam mësuar shumë mirë nga kjo puna e partisë sa ja di partisë për shumë nder. Ky problem do zgjidhet brenda Nëntorit, sot s’ka më afrofe në Shqipëri. Brenda këtij viti të gjithë ata që janë lexues të këtyre sahateve do të lidhen me një GPS elektronik dhe gjithë puna e tyre do kontrollohet nga qendra dhe s’do ketë më asnjë kë orë më shumë të shënuar për të paguar pa e konsumuar. I keni parë nëpër filma kur i nxjerrin kështu, si quhet ajo Paulin se t'i ke qenë në polici, kur i lirojnë me kusht që i venë një unazë elektronike që kudo ku shkojnë e dinë ku janë, kështu do jenë edhe lexuesit e OSHEE, as ata s’do bëjnë më numra me ju, as ju me ata, hajde të të çoj tek kafja e fshatit unë të jap një raki, ti më jep 5 kw", tha Rama.
 
Kreu i qeverisë foli edhe për konfliktet e banorëve për shkak të ligjit 7 501, i ciil s'ka bërë një ndarje të drejtë të kufijve të pronave. 

"Ligji 7501 ka funksoinuar vetmë në Gruemirë, dhe ka bërë një lëmsh. Zonat e tjera janë në kufijtë e vjetër. Kufijtë e vjetër nuk janë të kontestuar dhe kjo e bën situatën të favorshme për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare. Bëmë një eksperiment në Fier, pasi hipoteka ishte lesh e li e hartat copë e çikë, ua lam banorëve të vendosin gurët tek kufijtë e tyre. Bëmë një fotografim me dron të zonës dhe mbi bazën e fotografimit janë ulur ekspertët e hartografisë dhe do japin pronat. Dhe këtë kryetari i Bashkisë së Fierit po e shtrin edhe në zona të tjera ku s'ka konflikte. Kryetari i bashkisë dhe Prefekti të ulen dhe të sjellin projektin, ne do të japim zgjidhjen më të mirë për ju", tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron