‘Maçokët kushërinj’ të Ezopit në Metropol! Stand up komedi pranë ‘Komunës së Parisit’! Juliana Pasha, koncert në sheshin ‘Skënderbej’!

1.Dy "Maçokët kushërinj", njëri nga fshati tjetri nga qyteti, shkëmbejnë përvojat e tyre jetësore. Fabula e Ezopit jetësohet sot e nesër në orën 11.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë me regji të Joana Omerajt.

2.Shfaqet edhe sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, opera balet "Carmina Burana".

3.Në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit, Gent Hazizi, Bes Mustafaj, Renata Caci dhe Arlinda Reçi sjellin për publikun “Stand Up – Comedy Bar”.

4.Për vogëlushët deri në moshën nëntë vjeç, Teatri Eksperimental mban sot e nesër në orën 10.30 shfaqjen "Bëhu trim pinguin i vogël" me regji e koreografi të Semela Skënderasit.

5. Vijon deri në datë 19 në teatrin "Migjeni" në Shkodër Festivali Teatror për të Rinj. Këtë mbrëmje në 17.00 vihet në skenë shfaqja "E djegur për së gjalli" nga Nikolin Fërketa.

6. Shfaqja "Dua një vend" me autor Andreas Flurakis dhe regji të Ema Andreas interpretohet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental në ArTurbina.

7. Teatri Metropol në Tiranë vijon të shfaqë sot e nesër në orën 19.00 pjesën “Gjysmë-jeta e Marie Curie” nga  Lauren Gunderson me regji të Armela Demaj, që interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

8.Jorgaq Tushe vendos në skenën e teatrit "Petro Marko" në Vlorë komedinë "Natën e mirë me burrin tim". Shfaqja që trajton temën e divorcit vijon sot e nesër në orën 19.00.

9.     Juliana Pasha mban sot në orën 20.00 në sheshin “Skënderbej” një koncert me muzikë ‘live’, me rastin e "Vespa Parade 2024".

 

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi