Macovei për opozitën: Erdhën në takim me paratë e shqiptarëve për të ngrënë dhe… ikën

Macovei për opozitën: Erdhën në takim me paratë e shqiptarëve për të ngrënë dhe… ikën

Opozita, pas skenave teatrale në parlamentin shqiptar duket se nuk ka hequr dorë nga to edhe në Bruksel. Pas eurodeputetëve Fleckenstein dhe Eduart Kukan të cilët reaguan ashpër kur opozita bojkotoi mbledhjen, me tone të ashpra ka folur edhe eurodeputetja rumune, Monica Macovei e cila u shpreh se: “Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve”. Më tej Macovei tha se opozita bën gabim kur bojkoton parlamentin, pasi këto veprime janë kundër vlerave europiane

Reagimi i plotë:
“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë. E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei në fjalën e saj. Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?