Macron: Përfundojmë reformën në BE dhe hapim negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Macron: Përfundojmë reformën në BE dhe hapim negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Në një intervistë me revistën The Economist, Presidenti francez Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse duam një Evropë të fuqishme, ajo duhet të lëvizë më shpejt dhe të jetë më e integruar. Kjo nuk përputhet me hapjen e një procesi zgjerimi tani, tha Macron.

Të paktën, nëse themi se ‘do të përpiqemi, do të investojmë, do t’i nxisim bizneset të lëvin me shpejtësi përpara, do të investojmë për zhvillimin, kulturën dhe edukimin’, kjo do të kishte kuptim. Por është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik, u shpreh zoti Macron.

“Pyetini ata (vendet e BE-së) nesër nëse duan të hapin derën për Shqipërinë. Gjysma e tyre do të thonë jo. Ata duan të hapen me Maqedoninë e Veriut, e cila është vend i vogël dhe ka ndryshuar emrin, gjë që është një arritje e vërtetë historike. Nuk frikëson askënd. E vërteta është që nëse nuk i hapemi Shqipërisë, do të shkaktojmë një traumë të tmerrshme në rajon. Kudo ka komunitete shqipfolëse. Nëse poshtëron Shqipërinë, atëherë rajoni destabilizohet në mënyrë të pakthyeshme.

Pra, bindja ime është se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit, të cilat nuk janë më të përshtatshme për qëllimin e tyre, nuk janë strategjike. Ato nuk janë politike, janë tepër burokratike dhe jo të kthyeshme, ndërkohë që duhet të jemi në gjendje në një moment të caktuar të marrim në konsideratë çështjen e kthyeshmërisë,” tha Presidenti Macron.

Ai tha se “nëse shqetësohemi për këtë rajon, pyetja e parë nuk është as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria, por Bosnje-Hercegovina,” të cilën ai e quajti një bombë me sahat, pasi po përballet me problemin e kthimit të xhihadistëve.

Presidenti Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat.

“Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat, nëse ata bëjnë edhe disa përpjekje shtesë që kanë mbetur. Por unë nuk dua asnjë anëtar tjetër të ri pa u reformuar vetë Bashkimi Evropian. Për mua, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/11/2019 14:28

    Ik ore nuk duam, perse te duam? Për tu bere skllever? Yyyyyt!

    Përgjigju
  • teki: 08/11/2019 13:00

    ti do komanden ne europe dhe cdo gje e ben per inat te gjermanise pa leri llafet per reformen ne BE po me gjermanine nuk haesh dot i miushi makron franca thjesht rrit kundershtaret ne europe me keto veprime anti BE

    Përgjigju
  • Shqipetar: 08/11/2019 12:04

    Nuk eshte e vertet z Makron, ishit vetem vetem ju kunder dhe 2-3 vende te ndikuara absolutisht nga ju. Nuk u kan borxh shqiptaret te silleni me ta ne kete menyre.., kerkojne azil vetem per pune, u jepni te drejten e punes dhe shikoni sa te rregullt e miqsor jane, kjo do te jete edhe ne te mire Frances dhe BE. C doni ? Te ndryshojme edhe ne emrin? Pa lidhje dhe nuk do ta benim kurre per tekat e askujt ne BE.

    Përgjigju
  • Toni: 08/11/2019 11:05

    Ke mar gyshen oer grua doemis

    Përgjigju
  • ERP: 08/11/2019 09:32

    Ky lepurushi e ka marre pak mbrapsht.

    Përgjigju
    • Dada: 08/11/2019 12:31

      Na plasi bidoni ne

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës