Macron bën thirrje për reformat e para në Liban, përmendet sektori i energjisë e korrupsioni

Macron bën thirrje për reformat e para në Liban, përmendet sektori i energjisë e korrupsioni

Presidenti francez Macron dhe Kryeministri Libanit Mikati

Presidenti francez Emmanuel Macron në një takim me kryeministrin e Libanit Najib Mikati ka bërë me dije se ishte imediate marrja e masave të para.

Takimi u zhvillua në Paris të Premten, ku u fol në tërësi për reformat e reja që duhet patjetër një ndërhyrje.

Konkretisht, ai foli për reformat në sektorin e energjisë, administratën dhe fondet publike. Ai gjithashtu përmendi luftën kundër korrupsionit.

Sipas Macron, qëllimi është të krijojë përsëri një jetë të përditshme të duhurën për popullsinë libaneze. Mikati siguroi Macron se ai donte të merrte hapat e nevojshëm sa më shpejt të ishte e mundur.

Franca mbështet vendin e goditur nga kriza si rrjedhojë është ftuar në samitin ndërkombëtar të ndihmës për Libanin tri herë. Macron siguroi se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë vendit. Ai përsëri theksoi se ndihma strukturore nga bashkësia ndërkombëtare mund të vijë vetëm pasi reformat të jenë në lëvizje. Bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar gjithashtu duhet të fillojnë. Mikati tani ka një përgjegjësi të madhe historike.

Vendi mesdhetar po përjeton krizën më të keqe ekonomike dhe financiare në historinë e tij për gati dy vite. Rreth 3/4 e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme, ka mungesë të ilaçeve dhe karburantit. Energjia elektrike sigurohet vetëm për disa orë të ditës.

Shumë libanezë nuk kanë më asnjë besim në elitën politike. Ata e akuzojnë atë për korrupsion dhe vetë-pasurim. Edhe nga miliarderi Mikati, të cilin ata e shohin si pjesë të elitës së vjetër, opinioni publik nuk pret ndonjë 'mrekulli'.  Mikatit i është ngarkuar sërish detyra e kryeministrit rishatzi rreth 3 muaj më parë, pasi mësohet se në pozicion drejtues ka qenë edhe në vitet 2005-2011.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 04:56
Mbështetet nga Franca, reagon kryeministri Libanit: Jam duke bërë rregullimet e shpejta

Kryeministri i ri Najib Mikati i bëri thirrje popullit të Libanit që t'i besojnë qeverisë së tij ndërsa ai kërkon "rregullime të shpejta" për të ndihmuar vendin e tij të shkatërruar ekonomikisht. Në intervistën e tij të parë me një media ndërkombëtare që nga formimi i një qeverie një javë më parë, Mikati pranoi se disa libanezë do të luftonin për të vënë besimin e tij tek ai dhe qeveria e tij pasi kaq shumë politikanë i kishin dështuar ata në të kaluarën.

Por, ai nuk ngurroi të shtonte për mediat e huaja se është "koha për të pasur një qeveri" për të marrë vendime dhe për t'i dhënë fund vakumit politik të vendit, para zgjedhjeve që janë planifikuar për majin e ardhshëm.

"Unë jam duke bërë rregullimet e shpejta, të cilat (duhet) të bëhen menjëherë, veçanërisht energjia, shëndeti, arsimi, puna dhe transparenca dhe do i tregoj libanezëve se ka një qeverisje. Ka një transparencë. Kjo është ajo që ne jemi duke shpresuar se do të marrë, "tha ai.

Ai nuk sqaroi se si do t'i realizonte këto rregullime.

Megjithatë kryeministri i Libanit ka mbështetje të plotë nga Macron.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja