Macron dhe Erdoğan takohen në Bruksel! Presidenti francez: U takova për qartësi dhe respekt

Macron dhe Erdoğan takohen në Bruksel! Presidenti francez: U takova për qartësi dhe respekt

Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një takim të gjatë kokë më kokë.

Në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në TWitter, Macron tha: "Përpara Samitit të NATO-s zhvilluam një takim të gjatë kokë më kokë me presidentin Erdoğan. Për qartësi, respekt dhe kërkesë".

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron dhe Erdoğan diskutuan mbi nevojën për të punuar së bashku lidhur me problemet në Siri dhe Libi, por takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për median dhe zgjati 52 minuta.

Muajt e fundit mes dy presidentëve ka pasur përplasje të vazhdueshme,për shkak të eksplorimeve të Turqisë në Mesdheun Lindor, krizën e emigrantëve dhe Ligjit fetar në Francë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë