Zv.Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për sa u përket mos hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Braçe ka falenderuar të gjithë liderët e Bashkimit Europian të cilët mbështetën Shqipërinë në rrugëtimin për integrimin europain dhe për deklaratat e tyre që bënë sot në samit.

Nga ana tjetër Braçe i është përgjigjur edhe presidentit francez Emmanuel Macron i cili vendosi veton si e vetmi vend që  të mos lejonte hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Braçe shkruan se argumenti i Macron ishte se ka shumë shqiptarë azilant në Francë dhe ky është faktor kundër Shqipërisë, pro sipas Braçes Macron duhet të na shohë si punëtorë pasi punët më të rënda atje i bëjnë shqiptarët. Madje sipas Braçes shqiptarët në Francë janë të keqpaguar e të diskriminuar.

Reagimi i plotë i Braçes:

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian! Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!

Ju jemi mirënjohës pa fund! Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme, nuk na njeh hiç; duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA, MADJE ME TE RENDAT, MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!