Emmanuel Macron dhe Keir Starmer

Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa kushte dhe pa tarifa për anijet. Kjo ishte kërkesa e presidentit francez Emmanuel Macron pas përfundimit të samitit për sigurinë detare në Paris.

Në deklaratën për mediat, Macron e cilësoi vendimin e Iranit për rihapjen e ngushticës si “një hap në drejtimin e duhur”, por theksoi se lundrimi duhet të jetë i lirë dhe pa kufizime.

Ai falënderoi gjithashtu kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz për pjesëmarrjen në takim, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit mes vendeve europiane.

Samiti, i bashkëdrejtuar nga Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer, u fokusua te siguria e lundrimit në një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.


Lajmi kryesor:

Arrihet armëpushimi në Liban, hapet Hormuzi, Trump: Po heqim minat nga Ngushtica! Liderët europianë: Gati për një mision paqësor, Meloni: Italia do bëjë pjesën e saj