![1650830700_macron1.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1650830700_macron1.jpg)
Emmanuel Macron e ka nisur fjalimin e tij duke falënderuar të gjithë ata që i kanë besuar duke e rizgjedhur si president të Francës. Macron u shpreh se është i vetëdijshëm se disa vota i ka marrë nga ata që kanë synim të bllokojnë të djathtën ekstreme.
“Pas 5 vitesh transformim, më keni zgjedhur edhe për 5 vite të tjera. Dua të falënderoj të gjithë francezët që kanë besuar tek unë për të realizuar projektin tonë për një Francë më të pavarur dhe më të fortë. U them atyre që kanë votuar për të djathtën ekstreme që do të jetë përgjegjësi e imja dhe ekipit tim që të adresojmë shqetësimet e tyre. Kjo është epokë e re, nuk do të vazhdojmë me metodën e 5 viteve të shkuara.
Unë do të punoj që të kemi një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Ne duhet të tregojmë respekt dhe askush nuk do të lihet anash. Unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Ne kemi shumë për të bërë dhe lufta në Ukrainë na kujton se po kalojmë kohë tragjike”, tha Macron.
Lajmi kryesor:
Macron rizgjidhet president i Francës me 58% të votave: Nuk do jem ai i 5 viteve të shkuara, do jem president i të gjithëve! Le Pen pranon humbjen
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
4%
-
S'më intereson
9.8%
Vota total: 1114
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Ministrja franceze e sportit lahet në lumin Sena dy javë para Lojërave Olimpike
14 Korrik, 08:51
-
Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Francë, Osmani takoi Macron
12 Korrik, 16:25
-
Tragjedi në kanalin e La Manshit, përmbyset gomonia me emigrantë! 4 persona humbin jetën
12 Korrik, 12:00
-
Francë/ Katedralja Rouen përfshihet nga flakët (VIDEO)
11 Korrik, 17:08
-
VIDEO/ Rama tërheq vëmendjen me atletet e bardha në Samitin e NATO-s, merr edhe ‘aprovimin’ nga Macron
11 Korrik, 16:30
-
Macron u bën thirrje partive me 'vlera republikane' të formojnë Qeverinë e re
10 Korrik, 21:45
-
Nis hetim ndaj Marine Le Pen, dyshohet se fushata e saj është financuar në mënyrë të paligjshme
10 Korrik, 08:59
-
Bardella kryeson grupin e ri të ekstremit të djathtë në PE
8 Korrik, 21:04
-
Euro 2024/ E pyesin për lojën e mërzitshme të Francës, Deschamps kapet me gazetarin: S'je i detyruar ta shohësh, ndërro kanal! Besoj te triumfi
8 Korrik, 20:45
-
Francë e Angli, qytetërimi mobilizohet kundër urrejtjes
8 Korrik, 18:49
-
Francë/ Të majtët mundin ekstremin e djathtë! Triumfon Mèlenchon, Macron i dyti, Le Pen zbret e treta! Kuvendi pa shumicë
8 Korrik, 07:33
-
Minxhozi: Franca tregoi se nuk i beson projektit të ekstremit të djathtë
8 Korrik, 07:09