Presidenti i Francës, Emanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama theksoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
“T’ju japim juve dhe gjithë rajonit fizibilitet, kemi respekt për një popull sovran, më tepër synojmë një bashkim me të ngjashmit, të flasim për çështje të përbashkëta, unë e them nga Franca ky ribashkim evropian është i mirë për ne, kush mund të flasë për një Evropë fuqi kur lëmë në mes vende që ndikohen nga fuqi të tjera, kush mund të flasë për një Evropë fuqi, nëse Evropa do ta mendojë veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet, nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë dhe popullit të saj, proesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne, juve keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, jeni vetë kripa e Evropës, juve rrugën do ta kryeni, do t’ju shoqërojmë me respekt, me invesime konkrete, ne të dimë të gjejmë rrugën e bashkimit që të na bëjë të mundur të bëjmë këtë lëvizje, ndryshe do të jetë rreziku që këto procese t’i dekurajojnë duke vendosur objektiva të paqarta", tha ai.
Lajmi kryesor: