Macron: Rikthimi i Trump, ‘elektroshok’ për Evropën, BE të ‘tregojë muskujt’, të ringjallë ekonominë

Macron: Rikthimi i Trump, ‘elektroshok’ për Evropën, BE të ‘tregojë muskujt’, të ringjallë ekonominë

Presidenti francez Emmanuel Macron

“Elektroshok” që duhet ta detyrojë BE-në të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj dhe të ardhmen e Ukrainës e cilësoi presidenti francez Emmanuel Macron rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe hapat e tij të fundit si president i SHBA.

Në një intervistë për Financial Times, 2 ditë pasi Trump pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Macron i kërkoi BE-së që të “tregojë muskujt” në mbrojtjen e saj dhe të ringjallë ekonominë.

“Blloku duhet të përqafojë thirrjen strategjike të zgjimit, të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë e tij dhe të zvogëlojë varësinë e tij si nga SHBA ashtu edhe nga Kina. Është një elektroshok. Ne kemi nevojë për goditje asimetrike, kemi nevojë për goditje të jashtme”, u shpreh Macron.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit