Macron: Shqipëria ka bërë progres, por ka probleme me emigrimin! Përpara zgjerimit duhet reformim i BE

Pas dy ditësh takimesh intensive me krerët e BE, presidenti i Francës Emanuel Macron nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë një konference për shtyp Macron u shpreh se fillimisht duhet reformim i BE e më pas të rishikohet procesi i intregrimit të këtyre dy vendeve, ndonëse sipas tij kanë bërë reforma të dukshme. Ai tha se Shqipëria ka probleme me emigrimin.

Macron deklaroi se BE ka disa probleme të brendshme dhe duhet fillimish finalizimi i Reformave të Brendshme.

"Patëm një disktutim të gjatë sa i përket zgjerimit të BE. Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë se është progres por i i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, dhe përpara se të nisë zgjerimi ka nevojë për reformim të brendshëm. Në fakt dihet se nuk i hapim dyert nuk do ketë më përpjekje, por kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Ne nuk mund të hapim dyert dhe ata të futen brenda. Duhet parë se ku janë këto vende që duan të futen në BE. Duhet t'i shohim këto vende që janë në proces. Ne duhet të shohim në hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë. Procesi duhet parë i gjithi. Në momentin kur do hapim dyert mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Europën Na duhet strategji. Këto janë komentet që doja të ndaja me ju. Këtë mëngjes bashkë me Angela Merkel patëm një sesion pune, diskutuam për komision të ri. Është i rëndësishëm zbatimi i kësaj axhende. Patjetër që Zaev dhe Rama kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres në vendet tona pastaj të bëjmë përpjekjet për zgjerim. Le të mos gabojmë, momenti që hapen negociatat ka një sërë çështjesh të tjera që duhen plotësuar”, u shpreh Macron.


Lajmi kryesor:

Liderët e BE pa vendim për negociatat! Macron veto Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut...Zgjerimi 'shtyhet' në 2020


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja

Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja