Macron tifoz i zjarrtë, nga samiti i G7
drejt në finalen e kupës së Francës

Macron tifoz i zjarrtë, nga samiti i G7<br />drejt në finalen e kupës së Francës
"Fans i Olimpik Marsejes, Presidenti i Republikës do të zhvillojë një garë kundër kohës që të mos humbasë fillimin e finales së tij të parë të Kupës së Francës", shkruan gazeta sportive L’EQUIPE.

Në një artikull të së premtes gazeta sportive franceze, ka shkruar se Presidenti Macron nuk do ta lërë pa parë ndeshjen e Kupës së Francës,  pavarësisht se do të jetë në samitin e G7.

“Për të është e rëndësishme që të marrë pjesë në një festë të madhe sportive siç është kjo. Ka luajtur vete futboll dhe  i intereson shumë, pavarësisht se klubi i tij nuk do të luajë në këtë ndeshje”, shkruan gazeta franceze.

Ndeshja për finale e Kupës së Francës do të luhet sot në mbrëmje në “Stade de France”, ku në përbalje do të jenë Paris Saint-Germain kundër Angers.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës