Macron uron Benzema-n për 'Topin e Artë', edhe Shqipëria votoi për sulmuesin francez të Real Madrid

Karim Benzema është shpallur fituesi i ‘Topit të Artë’ për sezonin që lam pas. Futbollisti i kombëtares franceze iu dorëzua trofeu të hënën në mbrëmje në teatrin e Parisit, teksa kishte si rivalë Sedio Mane-n te Bayern Mynchen dhe Kevin de Bruyne te Manchester City-t.

34-vjeçari i cili realizoi 42 gola me Real Madrid, duke fituar La Liga-n dhe Champions League, uli nga froni Lionel Messi-n, ndërsa vetë e fitoi për herë të parë. Pasi mori ‘Topin e Artë’ nga idhulli i tij Zinedin Zidan, Benzema ishte mjaft i emocionuar dhe u shpreh se ‘është një ëndërr e jashtëzakonshme që u bë realitet’. Sulmuesi arritjen ia dedikoi nënës së tij, ndërsa tha se ‘nuk do kishte qenë e mundur pa mbështetjen e shokëve te Real Madrid’.

Edhe Shqipëria, e përfaqësuar te revista franceze ‘France Football’ nga gazetari Besnik Dizdari, votoi që Benzema të merrte trofeun. Ai votoi me 6 pikë sulmuesin francez të Realit, 4 Sedio Mane-n dhe 3 Kylian Mbappe-n, raporton 'panorama sport'.

Edhe pse me origjinë algjeriane, Benzema ktheu ‘Topin e Artë’ në Francë pas 24 vitesh, ndërsa për këtë mori edhe përgëzimet e presidentit të vendit Emanuel Macron. Sa i përket trofeve të tjerë Tibo Courtis u shpall portieri më i mirë, Gavi lojtari i ri më i mirë, ndërsa Manchester City ekipi më i mirë i sezonit të kaluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
‘Shkoi haku tek i zoti’, gazetari Nikolla për Benzema-n: Ky ishte viti ku s’kishte dyshime për ‘Topin e Artë’

 

‘Viti ku nuk kishte asnjë pikë dyshimi’. Kështu e përshkruan gazetari Ervin Nikolla për Report Tv triumfin e Benzema-s për ‘Topin e Artë’. Ai thotë se të gjithë rivalët e francezit kishin bërë shumë pak në krahasim me të për ta marrë këtë trofe.

“Shkoi haku tek i zoti pasi nëse kishte një sezon kur nuk kishte pikë dyshimi ishte ky. Karim Benzema rivalët i kishte sa për numër, sa për të qenë në listë. Nuk ishte viti kur Leëandoëski të fitonte dhe as Mane. Karim Benzema na bëri të gjithëve të emocionohemi duke udhëhequr Real Madridin drejt një triumfi historik.”-u shpreh Nikolla.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë