Macron uron Metën:Marrëdhëniet
dypalëshe do të forcohen 

Macron uron Metën:Marrëdhëniet<br />dypalëshe do të forcohen 
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron,  ka uruar  Ilir Metën i cili është zgjedhur President i Shqipërisë.
 
Kreu i Champs-Elysees  përmes një telegrami  dërguar presidentit të  ri shpreh bindjen se gjatë këtij mandati marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në sajë të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.
 
 
Teksti i plotë i letrës:
 
 Zoti President Meta,

Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat dukem më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si Presidenti i Francës.

Duke më zgjedhur në Postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Edhe unë ju dërgoj, nga ana ime, përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017.

Jam i sigurt se gjatë mandatit tuaj, marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në saj të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.

Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet tuaja të përzemërta, ju lutem të pranoni zoti President shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre