Macron-Putinit: Ke bërë një gabim historik me pushtimin e Ukrainës

Macron-Putinit: Ke bërë një gabim historik me pushtimin e Ukrainës

Presidenti francez Emmanuel Macron në një komunikim që ka patur me Vladimir Putinin është shprehur se i ka thënë se kishte kryer një "gabim historik dhe themelor" duke pushtuar Ukrainën dhe tani ishte "i izoluar".

“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe thelbësor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha ai në një intervistë për mediat rajonale franceze.

Macron gjithashtu nuk përjashtoi një vizitë në Kiev së shpejti.

Udhëheqësi francez ka pasur shumë më tepër kontakte me Putinin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, krahasuar me shumicën e homologëve të tij perëndimorë.

Telefonata e fundit e raportuar ishte një bisedë trepalëshe të shtunën midis Macron, Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.


Lajmi kryesor:

Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France

Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France