Madhësia e trurit tregon numrin e miqve

Madhësia e trurit tregon numrin e miqve
TIRANE – Përse disa njerëz kanë më shumë miq dhe të tjerë kanë shumë pak? Është një çështje që ka të bëjë vetëm me karakterin e hapur apo të mbyllur të personit apo ekzistojnë shkaqe fiziologjike që përcaktojnë lehtësinë me të cilën krijojmë marrëdhënie me të tjerët? Sipas një studimi anglez, të publikuar në Proceedings of the Royal Society B, menaxhimi i marrëdhënieve tona shoqërore ndodhet në një zonë të caktuar të trurit, që gjendet pak mbi zonën e syve e që quhet lobi frontal. Ky studim është i pari që krijon një lidhje mes madhësisë së një zone të trurit dhe marrëdhënieve shoqërore.

Kërkuesit kanë ekzaminuar trurin e 40 studentëve universitarë përmes rezonancës manjetike. Pjësëmarrësve u është kërkuar që të krijojnë një listë me të gjithë ata që kanë pasur marrëdhënie shoqërore, përveç atyre të punës, në 7 ditët e fundit.

Në fund të testimeve rezultoi se ata që kishin një numër më të madh miqësishë paraqisnin një zhvillim më të madh të lobit frontal. “Të kuptosh lidhjen mes madhësisë së trurit të një individi dhe numrit të miqve të tij – tha Robin Dunbar që ka udhëhequr kërkimet – na ndihmon të kuptojmë mekanizmat që kanë çuar qëniet njerëzore në zhvillimin e një truri më të madh sesa të gjithë primatët e tjerë. Lobi frontal, veçanërisht, është rritur shumë në gjatë gjysëm milion viteve të fundit”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza