Gjatë rinumërimit, grupet nuk kanë gjetur procesverbalin e mbylljes së kutive në të cilat përfshihen se sa zgjedhës kanë votuar në një zonë të caktuar. Nëse mungon procesverbali duhet të ndërpritet numërimi dhe duhet të hapen kutitë e materialeve zgjedhore” u shpreh Madhi. Partia Republikane pretendon se në këtë qark nëpërmjet manipulimeve u ishin marrë votat që kishin bërë që Partia Demokratike të fitonte një mandat.
Në këtë qark janë hapur 8 KZAZ në të cilat pati ndryshime të vogla në rezultatet e tabeleve përmbledhëse me të dhënat e KZAZ. Për këtë proces Partia Socialiste ankimoi në Kolegj edhe një kërkesë, ku sipas së cilës rinumërimi në këtë qark i votave duhet të konsiderohet i pavlefshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)