Diçka e ngjashme duket se ka ndodhur edhe gjatë performancës së Madonnës në skenën e festivalit Coachella së bashku me reperin Drake.
Ajo e ka puthur reperin e ulur në një karrike në skenë pa i dhënë kohë të reagoj. Por ajo çka nuk pritej ishte “neveria” në fytyrën e Drake pas puthjes, madje ai ka fshirë edhe buzët me një pamje mjaft domethënëse. Mesa duket puthjet e 56-vjeçares nuk i kanë pëlqyer reperit 28-vjeçar.