MADRID, 16 korrik /ATSH-DPA/ - Kryeministri konservator spanjoll, Mariano Rajoy paralajmëron spanjollët, duke qënë se zgjedhjet parlamentare po afrohen, se ata do të përballen me të njëjtin fat si Greqia, nëse do të zgjidhnin partinë e majtë "Podemos".
"Greqia pritej të arrinte më shumë se dy për qind rritje ekonomike në 2015, përpara se qeveria e majtë e udhëhequr nga kryeministri Aleksis Cipras të zgjidhej në janar, por tani ekonomia e saj pritet të tkurret dy deri në katër për qind", argumentoi Rajoy.
"Podemos" ka mbështetur partinë e Ciprasit SYRIZA në zgjedhjet greke, pak para se të përballet me testin e vet në votime, në vjeshtë.
Dita e zgjedhjeve nuk është vendosur ende.
Rajoy i bëri keto komente gjatë një takimi me homologen konservatore, kryeministren polake Ewa Kopacz, në Madrid.
Ajo akuzoi Ciprasin se u ka bërë premtime votuesve gjatë fushatës zgjedhore të cilat ai nuk ka qënë në gjendje t'i mbajë duke u shkaktuar grekëve të paguajnë një çmim të lartë./ /n.r/ a.jor.





