Madridi në delir, ja si Reali feston
me tifozët Championsin e 12

Madridi në delir, ja si Reali feston<br />me tifozët Championsin e 12
Madridi ka kaluar në delir të dielën ku është festuar në qytet Championsi i 12-të.
 
Heronjtë e Cardiff fillimisht shkuan në Bashkinë e Madridit dhe më pas festa shpërtheu në sheshin Cibeles aty ku ishin mijëra tifozë të skuadrës madrilenë.
 
Sheshi Cibeles është vendi ku Real Madrid feston trofetë e fituar dhe në një autobus të hapur siç e do tradita lojtarët u kanë treguar Championisn e 12-të tifozëve.
 
Kapiteni Sergio Ramos ishte ai që ngriti Kupën me veshë të mëdhenj dhe elektrizoi tifozët.
 
Më pas festimet u zhvendosën në stadiumin Santiago Bernabeu ku parakaluan me radhë të gjithë futbollistët.
 
Reali i Zidane fitoi Championsin e 12-të të shtunën në mbrëmje pasi mposhti Juventusin 4-1 me dy gola të shënuar nga Ronaldo që pritet të fitojë Topin e pestë të artë.

[gallery]22570[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet