Madriti dërgon në Gjykatën Kushtetuese rezolutën katalanase për pavarësi

/ATSH-AFP/ - Shefi spanjoll i qeverisë konservatore, Mariano Rajoy, njoftoi sot se do të ngrejë padi në Gjykatën Kushtetuese kundër rezolutës për pavarësi të miratuar të hënën nga Parlamenti katalanas.
"Avokati i shtetit ka dorëzuar në Gjykatë padinë kundër kësaj rezolute të Parlamentit të Katalonjës. Ne kërkojmë pezullimin e menjëherëshëm të kësaj rezolute dhe të të gjitha efekteve të saj", deklaroi Rajoy gjatë një konference për shtyp në Moncloa, selia e qeverisë spanjolle.
Padia vjen më pakë se 48 orë pas miratimit të rezolutës me nëntë pika nga Parlamenti rajonal i Katalonjës (verilindje).
Në Parlamentin katalanas indipendentistët janë në maxhorancë që prej zgjedhjeve rajonale të 27 shtatorit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social